logo

Udhëzues për ndërhyrjen në fëmijërinë e hershme në Kosovë

Ndërhyrja në fëmijërinë e hershme është përcaktuar si një sistem ndërdisiplinor, ndërsektorial dhe i koordinuar i shërbimeve individuale dhe intensive për prindër dhe fëmijë (nga 0 deri në regjistrimin në sistemin arsimor) të cilët janë fëmijë të cenueshëm, me vështirësi në zhvillim, me aftësi të kufizuara dhe çrregullime në sjellje, ose fëmijët që kanë nevojë tu ofrohet kujdes për shëndetin mendor.

Ndërhyrja në fëmijërinë e hershme përcaktohet si ofrimi i mbështetjes për familjet e foshnjave dhe fëmijëve dhe dhënie e mbështetjes për të pasur qasje në burime të disponueshme për të përmirësuar zhvillimin e fëmijëve dhe jetën familjare. Ndërhyrja e hershme është e natyrës parandaluese.

Qasja me familjen në qendër është jetike për shërbimet e ndërhyrjes në fëmijëri të hershme. Ndërhyrja e hershme vë në pah burimet, e jo mangësitë, duke u bazuar në pikat e forta të fëmijës dhe familjes. Familja është një partner i barabartë me specialistët që ofrojnë shërbime gjatë ndërhyrjes në fëmijërinë e hershme.

Udhëzuesi për Metodologjinë dhe Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme është punuar nga ekspertë ndërkombëtar të organizatës nga Bullgaria "Karin Dom”. Ky udhëzues jep praktika e modele të shteteve të tjera si dhe udhëzime se çfarë veprimesh duhet të ndërmarrë Kosova për të zhvilluar më tej ndërhyrjen në fëmijërinë e hershme.

Për të mësuar më shumë rreth rëndësisë së ndërhyrjes në fëmijërinë  e hershme, praktikave të shteteve të zhvilluara, si dhe çfarë veprimesh duhet të ndërmarrë Kosova për të zhvilluar ndërhyrjen në fëmijërinë e hershme, klikoni në vegëzën më poshtë:

http://www.komfkosova.org/wp-content/uploads/2019/12/Manuali-p%C3%ABr-zhvillimin-n%C3%AB-f%C3%ABmij%C3%ABrin%C3%AB-e-hershme.pdf

Komente

Ende nuk ka komente të shtuara