logo

KOMF mbajti webinarin me temë “Çfarë na mëson autizmi?”

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, po vazhdon me organizimin e serisë së webinareve që kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve të profesionistëve dhe prindërve në fushën e zhvillimit në fëmijërinë e hershme

KOMF ka mbajtur webinarin e radhës të organizuar në partneritet me Kolegjin Heimerer, me temë: “Çfarë na mëson autismi” – Tregimi frymëzues i organizatës “Vencer Autismo” për fëmijët me autizëm.

Folës në këtë webinar ishte Joe Santos. Joe Santos është ndërmarrës social dhe folës ndërkombëtar me influencë. Në vitin 2016, ai u emërua një nga 10 ndërmarrësit kryesorë social në Portugali. Joe është bashkëthemelues dhe Drejtor Ekzekutiv i Vencer Autismo, një fondacion portugez që ka ndihmuar qindra fëmijë dhe familjet e tyre. Mbi 60,000 njerëz kanë marrë pjesë në ligjëratat e tij frymëzuese mbi mësimet që i ka dhënë jeta dhe veçanërisht autizmi. Ai synon të rrisë ndikimin pozitiv social, duke treguar se çfarë mund të mësojmë nga ata që janë të ndryshëm nga ne.

Gjatë këtij webinari, Joe ndau me pjesëmarrësit tregimin e tij frymëzues dhe punën e organizatës “Vencer Autismo” në mbështetje të fëmijëve me autizëm.

Ky webinar u organizua në kuadër të projektit “SUSWELL”, mbështetur nga Erasmus + dhe implementuar nga KOMF dhe Kolegji Heimerer në Prishtinë. Projekti përfshin një konsorcium nga universitete dhe organizata që vijnë nga Kosova, Hollanda, Portugalia, Finlanda, dhe Rusia.

Webinari u transmetua drejtpërdrejt edhe në faqen zyrtare të KOMF në Facebook.

Komente

Ende nuk ka komente të shtuara