logo

MASh fillon transmetimin e aktiviteteve për fëmijërinë e hershme në RTK

Duke filluar nga data 29 tetor 2020, aktivitetet e platformës të MASh për zhvillimin në fëmijërinë e hershme www.edukimihershem.rks-gov.net po transmetohen në video me zë, çdo ditë nga ora 08:30 në Radio Televizionin e Kosovës – RTK.

Përmbajtja e aktiviteteve të prezantuara në këtë Platformë i stimulon fëmijët në zhvillimin e tyre në të gjitha fushat zhvillimore në varësi të moshës së tyre si në fushën fizike, njohëse, emocionale, matematikore dhe në atë të kreativitetit.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ju ka bërë thirrje prindërve, kujdestarëve ligjor dhe edukatorëve që të zhvillojnë me fëmijët aktivitetet ditore të paraqitura çdo ditë në këtë platformë, tashmë të transmetuara edhe në televizion, në mënyrë që ta bëjnë këtë kohë më të lehtë dhe cilësore për fëmijët.

Komente

Ende nuk ka komente të shtuara