logo

Zari magjik

Printoni ose vizatoni formatin e zarit dhe ngjiteni në karton. Paloseni sipas vijave dhe krijoni formën e një kubi. Ngjisni letra me ngjyra në secilën anë të zarit (e verdhë, e kaltërt, e kuqe, e portokalltë, e gjelbërt, e vjollce). Krijoni kartona të vegjël me ngjyrat që përdorët për zarin dhe shkruani detyra të thjeshta mbi to.

Fëmija hedh zarin dhe merr kartonin me ngjyrë që ai/ajo ka mbështjellë.

Shembuj të detyrave: prekni hundën, zgjasni krahët para jush, zgjasni krahët pas jush, prekni gishtat e këmbës me gishtat e duarve, përplasni duart tre herë në gjunjët tuaj, etj.