logo

Njohja e ngjyrave

Një lojë e thjeshtë që mund të luhet në shtëpi edhe pa lodra!
Përfshini fëmijët në njohjen e ngjyrave duke i udhëzuar ata të gjejnë dhe të mbledhin përreth gjësende me një ngjyrë të caktuar.
Qëllimi i lojës është që fëmijët të njohin ngjyrat dhe të mbledhin gjëra të ndryshme me të njëjtën ngjyrë. Ju mund të udhëzoni fëmijën të mbledhë gjëra si për shembull: gjethe të gjelbërta, lule të kuqe, çdo gjë që është e verdhë, etj.