logo

Ngjyrosja e balonave

Materialet që ju duhen për këtë lojë janë: balon (një ose disa), ngjyra temperë, enë, letër e trashë, gërshërë.

Procedura është e thjeshtë: vendosni ngjyrat që keni zgjedhur në enë, fryni balonin (madhësia e balonit të varet nga mosha e fëmijës). Zhysni balonin në ngjyrë dhe lini gjurmët e ngjyrave përmes balonit në letër. Nëse ngjyrat përzihen, mund të flasim për ngjyrën që fitojmë kur përziejmë dy ngjyra të ndryshme. Në fund, kur të thahen ngjyrat, mund të prisni çdo formë që dëshironi.