logo

Ora

Vizatoni orën dhe akrepat e saj dhe ngjitini ato në një copë letre ose kartoni. Priteni përgjatë skajeve orën dhe akrepat poashtu. Është ide e mirë nëse e vendosni orën në një tabelë prej druri dhe ja vendosni akrepat e saj me një kunj.

Nëse fëmija është më i vogël në moshë dhe sapo ka filluar të njohë numrat dhe ngjyrat, udhëzojeni fëmijën të vendosë akrepin e madh tek një numër dhe akrepin e vogël tek një numër tjetër. Kjo është e mjaftueshme për fillim.

Nëse fëmija është më i rritur, kërkojini që të tregojë sa është ora, për shembull: të vendosë akrepat e orës për të treguar orën 10:00.