logo

Loja e kujtesës me prekje

Do t'ju duhen lloje të letrës me materiale (sipërfaqe) të ndryshme nga prekja: zmerile/grrithëse, letër me vija/me reliev, letër me shkëlqim, të shtypur, etj. Prisni nga dy copa në formë katrori nga secili lloj i letrës dhe ngjiteni secilën pjesë në karton. Është e rëndësishme që të gjitha format të jenë ngjitur në të njëjtin karton në mënyrë që kur të kthehen mbrapsht të duken të gjitha njësoj.

Përveç letrës, mund të përdorni edhe lloje të ndryshme të materialeve të rrobave me tekstile të ndryshme (fanellë, kadife, xhinse, etj).

Ju mund ta luani lojën si një lojë standarde të kujtesës ose ta lini fëmijën të mbyllë sytë e tij/saj dhe të provojë t'i bëjë çift materialet e njëjta, bazuar në ndjenjën e prekjes.