logo

Lidhja e këpucëve

Mund të printoni apo prisni një fotografi interesante për fëmijën si për shembull: top, dinozaur, lule, flutur, etj.

Ngjitni fotografinë e prerë në një copë kartoni. Duke përdorur një shpues letre, bëni vrima përgjatë skajit të fotografisë.

Jepni fëmijës suaj një lidhëse të pastër të këpucës dhe kërkoni që ta fusë nëpër të gjitha vrimat në fotografi dhe t’i lidh ato. Pastaj, tregoni fëmijës suaj se si të mbath këpucët dhe ndihmojeni që t’i lidh ato. Në fund, lëreni fëmijën të provojë vetë t’i lidh këpucët, pa ndonjë ndihmë.