logo

Godite shënjestrën

Për të zhvilluar këtë lojë, ju duhet një copë e madhe kartoni, gërshërë dhe një top i vogël. Prisni një rreth nga kartoni. Pastaj vendoseni kartonin në derë.

Qëllimi i lojës është që me top të godisni mesin e rrethit. Kërkoni fëmijës që ta gjuan topin, duke tentuar të qëllojë mesin e rrethit. Nëse fëmija është më i rritur në moshë, vizatoni rrathë me numra brenda rrethit, për shembull: nga 1 deri në 5. Detyra do të jetë që fëmija të godasë rrethin e shënuar me njërin nga numrat.