logo

Gjej bishtin e Lepurit

Për të zhvilluar këtë aktivitet ju duhen: letra me ngjyrë, topa pambuku ose leshi me ngjyrat që përputhen me letrat, si dhe ngjitës. Prisni me gërshërë formën e trupit të lepurit në ngjyra të ndryshme. Ndërsa, topat e pambukut i përdorni si bisht për secilin lepur.

Detyra është që fëmija të ndihmojë çdo lepur të gjejë bishtin e tij. Pasi fëmija identifikon bishtin e lepurit në bazë të ngjyrës së trupit të tij, përdorni ngjitësin për ta vendosur bishtin në trupin e lepurit. Ju gjithashtu mund të ngjisni bishtin e "gabuar" tek lepuri dhe t'i kërkoni fëmijës tuaj që t’ja heqë dhe ta vendosë tek lepuri i cili e ka ngjyrën e njëjtë me atë bisht.