logo

Figura të krijuara nga format gjeometrike

Prisni forma të ndryshme (rrathë, katror, trekëndësh, drejtkëndësh) nga kartoni ose letra me ngjyra. Së bashku me fëmijën, emërtoni format dhe ngjyrat që shihni.

Bisedoni se çfarë mund të krijoni nga bashkimet e formave. Cilat forma duhen për të ndërtuar një shtëpi dhe cilat për një pemë.

Ngjisni figurat e ndryshme në një fletore ose letër të bardhë.